Mbyllen disa objekte hotelerike në Shkup për shkak të mosrespektimit të orarit të punës

Shkupi

Mbyllen disa objekte hotelerike në Shkup për shkak të mosrespektimit të orarit të punës

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 18:58
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se dje nga ora 16:00 deri në ora 23:00 janë kontrolluar 297 objekte hotelerike, ndërsa shkelje janë konstatuar në Bit Pazar, Saraj dhe Aerodrom.

Në ora 18:20 në objektin në rrugën “Otokar Kershovani” në pronësi të A.Sh janë zbuluar mysafirë dhe më pas objekti është mbyllur. Kundër pronarit do të parashtrohet kallëzim penal.

Një rast tjetër është në fshatin Bojane në një restorant në pronësi të B.B ku ka pasur rreth 80 mysafirë që kanë pasur aheng. Ahengu është ndaluar në orën 16:30 dhe nga Inspektorati objekti është mbyllur. Do të parashtrohet edhe kallëzim penal.

Në rastin e tretë, në ora 19:00 në objekt hotelerik në rrugën “Venijamin Mançukovski” janë zbuluar nëntë persona dhe më pas objekti është mbyllur, kurse personi përgjegjës është privuar nga liria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat