Sërish veturë në sheshin e Shkupit, shoferi gjunjëzohet dhe bën kryqin para bustit të Samuilit

Shkupi

Sërish veturë në sheshin e Shkupit, shoferi gjunjëzohet dhe bën kryqin para bustit të Samuilit

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 22:32
Foto

Në rrjetet sociale u publikua një video e re ku shihet një shofer i cili ka parkuar automjetin në sheshin e Shkupit.

Në videon e njëjtë mund të vërehet se vozitësi është gjunjëzuar dhe se si pagëzohet duke bërë kryqin para bustit të mretit Samoil.

Ndryshe, gjatë kësaj jave, policia dënoi me 45 euro gjobë një qytetar i cili me automjet kaloi nëpër sheshin e Shkupit dhe e publikoi videon në “TikTok”.

Mbetet të shihet nëse ky rast do të dënohet me gjobë nga organet kompetente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat