Gjithsej 331 persona po trajtohen për coronavirus në Shkup

Shkupi

Gjithsej 331 persona po trajtohen për coronavirus në Shkup

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Në 24 orët e kaluara, 26 pacientë të rinj janë shtruar në spital në qendrat Kovide në Shkup për shkak të ndërlikimeve nga coronavirusi. Gjithsej 331 persona të dyshuar ose të konfirmuar për COVID-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në klinikat interne ka pasur 10 pranime edhe atë: nga një pacient në Klinikën e Gastroenerhepatologjisë, Klinikën e Syve dhe ORL. Në Covid Qendrën e Klinikës së Dermatologjisë janë pranuar katër pacientë dhe tre në Klinikën e Neurologjisë.

Në 24 orët e kaluara, 39 pacientë të shëruar janë lëshuar në shtëpi.

Në spitalin “8 Shtatori” ka gjithsej 91 pacientë, në Klinikën për Sëmundje Infektive ka 130 pacientë.

Gjithsej 39331 1 pacientë të konfirmuar ose të dyshuar për COVID-19 po trajtohen në departamentet e sëmundjeve infektive në spitalet në kryeqytet. Shumë prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat