Foshnja e parë e lindur në vitin 2021 në Shkup është djalë

Shkupi

Foshnja e parë e lindur në vitin 2021 në Shkup është djalë

Më: 1 janar 2021 Në ora: 08:57
Ilustrim

Foshnja e parë në vitin 2021 në Klinikën Universitare në Shkup ka lindur në vetëm një minutë pas mesnate (00:01) në Shkup.

Foshnja është e gjinisë mashkull, peshon 3 kilogram e 650 gramë dhe është i gjatë 51 centimetër.

Nëna e foshnjës është Bojana Smilevska nga Shkupi dhe kjo është fëmija i saj i dytë.

Sipas traditës foshnjën e parë pritet ta vizitoj ministri i shëndetësisë dhe kryetari i Qytetit të Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat