Arrestohet një person në Shkup, posedonte lëndë narkotike

Shkupi

Arrestohet një person në Shkup, posedonte lëndë narkotike

Më: 3 janar 2021 Në ora: 14:28
Foto Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme zyrtarë policorë në rajonin e Gazi Babës kanë arrestuar një person të moshës 26 vjeçare nga Shkupi.

Gjatë kontrollit tek ai është gjetur një materie pluhur e dyshimtë, që supozohet të jetë drogë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit në fjalë do të ngritët padi adekuate, njoftojnë nga policia.

Hetimet pritet të vazhdojnë ende, deri në zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat