Mbyllet lokali në Shkup, 47 persona shoqërohen në polici

Shkupi

Mbyllet lokali në Shkup, 47 persona shoqërohen në polici

Më: 12 janar 2021 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme në Shkup është mbyllur një lokal pasi gjatë kontrolleve policia ka konstatuar se objekti ka punuar pas orës 18:00, transmeton Alsat.

Policia së bashku me Inspektoratin e Tregut, rreth orës 22:00 në rrugën “Gjorgji Pop Hristov” në Shkup në një lokal ka hasur 47 persona të moshës prej 17 deri 75 vjeç.

MPB njofton se të pranishmit dhe pronari janë privuar nga liria, për procedurë të mëtejshme, ndërsa Inspektorati Shtetërorë i Tregut ka mbyllur objektin për 30 ditë.

Personat në fjalë do të akuzohen për shkelje të nenit 206 të Kodit Penal, respektivisht mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë pandemisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat