Bie bora e parë në Shkup, sonte priten reshje të borës në të gjithë territorin

Shkupi

Bie bora e parë në Shkup, sonte priten reshje të borës në të gjithë territorin

Më: 14 janar 2021 Në ora: 17:49
Foto Ilustrim

Reshjet e dëborës pritet të ketë në orët e natës në gjithë territorin e vendit, posaçërisht në pjesën perëndimore të vendit. Vetëm në jug-lindje, reshjet do të jenë edhe me shi edhe me borë.

Në pjesën më të madhe të vendit do të mbulohet me borë, ndërsa në pjesën perëndimore mbulesa prej bore do të rritet. Do të fryjë erë në drejtim veri-perëndimor.

DHP për nesër parashikon mot me diell, ftohtë dhe me vranësira mesatare. Në fund të ditës pritet të rriten vranvsirat, ndërsa temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -77 deri 0 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale prej -2 deri 6 gradë celsius.

Sipas matjeve të orës 16:00, më së shumti borë ka në Kodrën e Diellit, 31 centimetra, ndërsa temperatura më e ulët është në Kriva Pallankë me 0 gradë celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat