Tregu i Shkupit në listën e Bursës së Maqedonisë! Pronarët dominues duan të jenë pronarë të vetëm

Shkupi

Tregu i Shkupit në listën e Bursës së Maqedonisë! Pronarët dominues duan të jenë pronarë të vetëm

Më: 15 janar 2021 Në ora: 20:39
Foto Ilustrim

Tregu i Shkupit përsëri bëhet atraktiv. Të dyja kompanitë si aksionarë më të mëdhenj deri më tani, tani planifikojnë që t’i blejnë edhe aksionet e tjera. Me çmim prej 6.500 denarëve për aksion, “Sovremen dom” nga Prilepi dhe ZSF KOM SHPKNJP nga Shkupi pretendojnë që të bëhen pronarët e vetëm të Tregut të Shkupit. Konfirmim për planin e këtillë erdhi edhe nga njeriu i parë i ZSF KOM-it, Fatmir Etemi. Ai tha se deri më tani shumë kohë dhe energji i kanë marrë pikërisht aksionarët e vegjël dhe pengesat administrative.

“Atë e bëmë për shkak se kështu si shoqatë aksionare në mënyrë më të komplikuar funksionon Tregu i Shkupit, vendimet sillen më me vështirësi. Nëse e marrim ne tërësisht Tregun e Shkupit, atëherë vendimet do të sillen më lehtë dhe kompania do të funksionojë më mirë”, tha Fatmir Etemi – ZSF KOM SHPKNJP-Shkup.

Ne jemi në ditën e dytë të ofertës ndërsa afati është 30 ditë, do të presim dhe do të shohim se kush dhe si do të ofrojë, shtoi Etemi.

Kredi në vlerë prej rreth 8 milionë eurove, siç thekson Etemi, janë trashëguar nga udhëheqësia e mëparshme. Megjithatë, mohon se gjendja e këtillë ndikon drejtpërsëdrejti edhe ndaj të punësuarve. Të punësuarit, siç shpjegoi, më parë rrogën e kanë marrë në tri pjesë ndërsa tani e marrin me kohë dhe në vlerë të plotë. Përndryshe, në lidhje me gjendjen e re në Tregun e Shkupit, reaguan edhe nga Bursa e Maqedonisë. Prej atje thonë se bordi i drejtorëve të Bursës ka sjellë konkluzion për vendosje të Tregut të Shkupit SHA Shkup në “listën për vëzhgim”.

“Vendosja e shoqatës Tregu i Shkupit SHA SHKUP në “listën për vëzhgim” është me qëllim që të tërhiqet vëmendja e publikut të investitorëve”, thonë nga Bursa e Maqedonisë.

Vendosja në listën për vëzhgim nuk duhet të kuptohet si diçka e keqe, sqarojnë nga Bursa e Maqedonisë. Përkundrazi, sipas tyre, kjo tregon se ekziston aktivitet dhe se procesi është transparent.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat