Nga koronavirusi humb jetën një pacient 35-vjeçar në Shkup

Shkupi

Nga koronavirusi humb jetën një pacient 35-vjeçar në Shkup

Më: 23 janar 2021 Në ora: 15:34
Foto Ilustrim

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, në Shkup u regjistruan 179 raste të reja.

Po ashtu gjatë këtyre 24 orëve janë regjistruar 270 të shëruar, ndërsa pesë pacientë të tjerë kanë humbur jetën.

Pacienti më i ri është shkupjani 35 vjeçar, ndërsa më i vjetri 81.

Numri i rasteve aktive në Shkup është 6.359 ndërsa në Maqedoni 11.269.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat