Gjobiten 228 vozitës në Shkup

Shkupi

Gjobiten 228 vozitës në Shkup

Më: 24 janar 2021 Në ora: 10:12
Foto Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në komunikacion.

“Vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 228 masa, prej të cilave 25 janë për vozitje pa leje, 11 për mosregjisrim të automjeteve, 17 për përdorim të telefonin celularë. Janë shqiptuar 13 masa për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 21 për tejkalim të shpejtësisë, 51 për parkim jo të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat