Në kovid-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 8 pacientë, gjithsej trajtohen 290

Shkupi

Në kovid-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 8 pacientë, gjithsej trajtohen 290

Më: 25 janar 2021 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në kovid-qendrat në Shkup janë hospitalizuar tetë pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 290 persona pozitivë dhe të dyshimtë për Kovid-19 mjekohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, në klinikat internet ka pasur dy pranime.

Në kovid-qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur katër pranime të reja të pacientëve, ndërsa në Klinikën infektikve dy gjatë ditës së djeshme.

Në 24 orët e fundit në shtëpi janë lëshuar tetë pacientë të shëruar.

Për momentin në Klinikën e lëkurës në kovid-qendrën mjekohen 21 pacientë, në Klinikën për Neurologji 23 të sëmurë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 24 pacientë me simptoma të koronavirusit, në kovid-qendrën e Klinikës për Nefrologji për momentin janë akomoduar 21 pacientë. Në Klinikën për gastroenterohepatologji qëndrojnë 16 pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 94 të sëmurë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje Infektive po mjekohen 82 pacientë, ndërsa në Institutin për sëmundje të mushkërive te fëmijët Kozle ka tetë pacientë.

Gjithsej 290 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë për Kovid-19 mjekohen në repartet infektive në spitalet e kryeqytetit. Një pjesë e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.

Numri i pranimeve në ditët e fundit është stabil dhe deri në mëngjes në orën 08:00 ka pasur 109 vende të lira, ndërsa pritet gjatë ditës pas lëshimeve të bëra të pacientëve të shëruar të lirohen edhe vende plotësuese. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim me oksigjen dhe mund të pranojnë pacientë të cilët kanë nevojë nga mbështetja me oksigjen, qëndron në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat