Shkup, 119 gjoba për shkeljet e rregullave në trafik

Shkupi

Shkup, 119 gjoba për shkeljet e rregullave në trafik

Më: 27 janar 2021 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (26.01.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik.

Në territorin e Komunës së Gjorçe Petrovit janë shqiptuar gjithsejtë 119 gjoba, dhe atë: 18 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 5 për vozitje në gjendje të dehur, 11 për kalim në të kuqe në semafor, 16 për përdorim të telefonit dhe 7 për mosvënien e rripit të sigurisë.

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për kujdes më të madh në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat