Janë hospitalizuar 15 pacientë të rinj në Covid qendrat në Shkup

Shkupi

Janë hospitalizuar 15 pacientë të rinj në Covid qendrat në Shkup

Më: 31 janar 2021 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit janë hospitalizuar 15 pacientë të rinj në kovid qendrat në Shkup, për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 263 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për Kovid-19 po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet.

Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në klinikat interne ka pasur 8 pranime.

Në kovid qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur tre pranime të reja të pacientëve, ndërsa në Klinikën infektive 4 gjatë ditës së djeshme.

Në 24 orët e fundit, 5 pacientë të rikuperuar janë lëshuar në shtëpi.

Aktualisht në Klinikën për lëkurë në qendrën për kovid mjekohen 25 pacientë, në Klinikën për neurologji 25 të sëmurë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 25 pacientë me simptoma të koronavirusit.

Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 83 të infektuar, ndërsa në Klinikën për Sëmundje Infektive ka 84 pacientë, ndërsa në Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët Kozle 20 pacientë.

“Numri i pranimeve në ditët e fundit është stabil dhe këtë mëngjes deri në orën 08:00 ka pasur 105 shtretër të lirë dhe pritet që gjatë ditës pas ekzaminimeve të pacientëve të rikuperuar, vendet shtesë të lirohen. Të gjitha repartet e sëmundjeve infektive janë të oksigjenuara dhe mund të kujdesen për pacientët që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit”, theksohet në kumtesën e Ministrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat