Gjobiten 164 vozitës në Shkup, 28 për tejkalim të shpejtësisë

Shkupi

Gjobiten 164 vozitës në Shkup, 28 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (31.01.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit ka regjistruar 164 shkelje të rregullave të trafikut dhe atë:

24 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 28 për tejkalim të shpejtësisë, 7 për vozitje në gjendje të dehur, 10 për vetura të paregjistruara ose teknikisht të parregullta, 2 për kalim në të kuqe në semafor, 3 për përdorim të telefonit, 5 për mos vënie të rripit të sigurisë dhe 24 për parkim të parregullt.

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Andaj apelojnë për kujdes më të madh dhe respektim të rregullave të trafikut, gjë që do të rriste edhe sigurinë në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat