Policia kap në flagrancë grabitësin e barnatores në Shkup

Shkupi

Policia kap në flagrancë grabitësin e barnatores në Shkup

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ditën e djeshme ka parandaluar një grabitje në një barnatore në Shkup.

Policia ka arritur të kap 36-vjeçarin nga Shkupi gjatë një grabitje në rrugën “Video Smilevski Bato” në Shkup.

“Personi me iniciale E.A. duke kërcënuar të punësuarit ka arritur të grabis kasën, ndërsa për pak kohë është arrestuar nga policia”, thonë nga MPB.

Më tej shtojnë se 36-vjeçari është arrestuar dhe se i janë marrë mjetet e grabitura. Kundër tij do të parashtrohet padi konkrete pas dokumentimit të plot të rastit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat