Sanksionohen 116 vozitës në territorin e Shkupit

Shkupi

Sanksionohen 116 vozitës në territorin e Shkupit

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 10:37
Foto Ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (03.02.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit ka gjobitur 116 vozitës dhe atë:

6 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 7 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes.

MPB-ja ka shqiptuar edhe 6 gjoba për tejkalim në të kuqe në semaforë, 4 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 57 për parkim të parregullt.

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për kujdes më të madh në trafik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat