105 gjoba në trafik në Shkup, 13 pa patentë shoferi, 6 në gjendje të dehur

Shkupi

105 gjoba në trafik në Shkup, 13 pa patentë shoferi, 6 në gjendje të dehur

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme (14.02.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm të territorin e qytetit të Shkupit ka regjistruar 105 shkelje dhe atë:

13 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 në gjendje të dehur, 11 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 2 për kalim në të kuqe në semafor.

Janë shqiptuar edhe 7 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 4 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 8 gjoba të tjera për parkim të parregullt.

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për kujdes më të madh në trafik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat