Në covid-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 36 pacientë

Shkupi

Në covid-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 36 pacientë

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 36 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me koronavirus. Gjithsej 242 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në klinikat interne ka pasur 13 pranime. Në spitalin “8 shtatori” ka pasur 12 pranime, ndërsa 10 kanë qenë në Klinikën Infektive. Në Kozle është pranuar 1 pacient.

Gjatë këtyre 24 orëve janë shëruar 42 pacientë të shëruar. Momentalisht në Klinikën e Dermatologjisë shërohen 11 pacientë, në Klinikën e Neurologjisë 24, në Institutin për TBC 35.

Në spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 74 të sëmurë, në Klinikën për Sëmundje Infektive 82 pacientë ndërsa në Kozle ka 12 pacientë.

Gjithsej 242 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.

Numri i pranimeve në 24 orët e fundit është i qëndrueshëm dhe në sot në mëngjes deri në orën 8 ka pasur 80 shtretër të lirë, ndërsa pritet gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim të oksigjenit dhe mund të pranojnë pacientë të cilët kanë mbështetje për mbështetje oksigjeni, qëndron në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat