Policia arrestoi dy persona pas plagosjes së policit në Shkup

Shkupi

Policia arrestoi dy persona pas plagosjes së policit në Shkup

Më: 2 mars 2021 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se janë arrestuar dy persona pas incidentit që ndodhi dje në Gjorçe Petrov ku u plagos një polic.

Dy personat janë gjetur nga ekipet policore në Vizbeg ndërsa nga policia thonë se inspektori ka marrë lëndime në këmbë.

“Sulmi ka ndodhur rreth rreth orës 16:30 në rrethrotullimin në afërsi të kishës, nga ku nga automjet “golf” është gjuajtur drejt automjetit “mercedes’, tha Toni Angellovski, zëdhënësi i MPB-së.

Arsyet për incidentin mbeten ende të panjohura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat