Ndërron jetë mësuesja nga Shkupi, lulet për 8 mars mbesin në klasë

Shkupi

Ndërron jetë mësuesja nga Shkupi, lulet për 8 mars mbesin në klasë

Më: 9 mars 2021 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Lulet për 8 Mars nga nxënësit e klasës së parë të sh.f Faik Konica e fshatit Radushë të Shkupit sot mbetën mbi tavolinë.

Në mëngjes kur ata duheshte t’ia japin mësueses, atyre ju erdhi lajmi se mësuesja e tyre herët në mëngjes kishte ndruar jetë.

Mësuesja Xhezite jepte mësim në këtë shkollë për 30 vite dhe e bënte punën me shum pasion. Dëshira për të vazhduar tutje sot u shua.

Kolegët thonë se mësuesi tjetër që e merte Xheziden me veturë çdo mëngjes në Gjorçe, njejt edhe sot e kishte pritur por ajo nuk ishte paraqitur si rëndom. Pas një pritje 30 minuta kolegu e kërkon në telefon dhe nga vajza e saj se nëna apo mësuesja Xhezide sapo u nda nga kjo jetë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat