Shkupi me mbi 5.000 raste aktive me coronavirus

Shkupi

Shkupi me mbi 5.000 raste aktive me coronavirus

Më: 11 mars 2021 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Në vend, Shkupi dhe Prilepi janë qytete me më shumë raste aktive me coronavirus.

Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, Shkupi ka 5.017 raste aktive, ndërsa Prilepi 757.

Në Kavadarci ka 572, në Ohër 436 dhe në Negotinë 367 raste aktive.

Më pak raste aktive ka në Makedonska Kamenica, ku janë regjistruar vetëm 2 raste.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 110.209, numri i pacientëve të shëruar është 96.570, numri i të vdekurve është 3.265, ndërsa numri i rasteve aktive është 10.374.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat