Shkupi me më shumë raste aktive me koronvirus

Shkupi

Shkupi me më shumë raste aktive me koronvirus

Më: 23 mars 2021 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Ditët e fundit, ka pasur një rritje të numrit të vdekjeve për shkak të ndërlikimeve me coronavirus. Aktualisht në vend numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 3.503, ndërsa numri i rasteve aktive është 14.851.

Numër më të madh të rasteve aktive nga në Shkup 7.604, pason Prilepi me 940, Kavadari 616, Ohri 559, Kumanova 547, Velesi 467, Tetova 452.

Më pak raste aktive ka në qytetet Makedonska Kamenica 3, Dojran 9, Pehçev 12.

Në seancën e djeshme, qeveria vendosi të zgjasë orën policore deri më 6 Prill. Tani për tani, kufizimi i lëvizjes është nga ora 22:00 deri në 05:00.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe theksoi se nëse situata përkeqësohet, do të miratohen masa më rigoroze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat