Sekuestrohet amfetaminë dhe marijuhanë, arrestohen dy persona nga Shkupi

Shkupi

Sekuestrohet amfetaminë dhe marijuhanë, arrestohen dy persona nga Shkupi

Më: 24 mars 2021 Në ora: 21:01
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshëm njofton se gjatë ditës së sotme është kapur drogë në rrugën “Nikolla Teslla” në Shkup.

Policia gjatë kontrollit në makinën e tipit “Daevu” me tarha të Shkupit ka gjetur amfetaminë dhe një peshore.

Makina po drejtohej nga 37-vjeçari D.A. ndërsa në makinë ishte prezent edhe 40-vjeçari S.N.

Policia pas arrestimit të personave në fjalë,  ka kryer bastisje në shtëpinë e D.A. tek i cili është gjetur marijuhanë, amfetaminë dhe një peshore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat