Nesër protestohet në Shkup, disa rrugë do të mbyllen

Shkupi

Nesër protestohet në Shkup, disa rrugë do të mbyllen

Më: 25 mars 2021 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Ministria e Brendshme, ka njoftuar se nesër (26 mars, 2021) duke filluar nga ora 13:30, është paralajmëruar një protestë, e cila do të fillojë nga parku në Çair, dhe do të vazhdojë drejt Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Për këtë arsye, SPB Shkup do të marrë masa për një regjim të veçantë të trafikut, kështu që nga 13:30 deri në fund të protestës rrugët që do të mbyllen për trafik janë: Hristijan Todorovski Karpos, John Kennedy, Cvetan Dimov, Krste Misirkov dhe Blevardi Goce Delçev, thonë nga MP.

SPB Shkup u bën apel qytetarëve që të respektojnë urdhëratë e lëshuar nga policia. Sipas njoftimeve, nesër do të organizohet përsëri një protestë e familjarëve të të dënuarve në “Monstrës”.

Në protestën e fundit katër javë më parë, e cila gjithashtu përfshiu trazira, tetë persona u arrestuan dhe shtatë zyrtar policor u plagosën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat