Sot protestë për rastin “Monstra” në Shkup

Shkupi

Sot protestë për rastin “Monstra” në Shkup

Më: 26 mars 2021 Në ora: 11:29
Ilustrim

Për ditën e sotme është caktuar protestë kundër gjykimit për të akuzuarit për rastin “Monstra”. Protesta organizohet nga prindit dhe mbështetësit e tyre.

Për këtë arsye, SPB Shkup do të marrë masa për një regjim të veçantë të trafikut, kështu që nga 13:30 deri në fund të protestës rrugët që do të mbyllen për trafik janë:

Hristijan Todorovski Karpos, John Kennedy, Cvetan Dimov, Krste Misirkov dhe Blevardi Goce Delçev, thonë nga MPB.

Nga policia u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë urdhrat e lëshuara nga autoritetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat