Janë gjobitur 199 shoferë në Shkup, 32 për tejkalim të shpejtësisë

Shkupi

Janë gjobitur 199 shoferë në Shkup, 32 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 26 mars 2021 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme (25.03.2021) Ministria për Punë të Brendshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsej 199 shkelje në trafik.

Prej gjobave të shqiptuara 32 kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë.

16 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 9 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta.

Janë shqiptuar edhe 13 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 7 për kalim në të kuqe në semaforë, 7 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 68 për parkim të parregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat