Gjendet i vdekur një shtetas i huaj në Shkup

Shkupi

Gjendet i vdekur një shtetas i huaj në Shkup

Më: 28 mars 2021 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga policia, dje në orën 18:35 në SPB Shkup është denoncuar se në banesë në rrugën “Skupi” është gjetur i vdekur M.V.D (66) nga SHBA, me vendbanim në rrugën “Skupi”.

Ekipi i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen pa shenje dhune.

Po ashtu është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes.

Ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pajetë është dërguar për autopsi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat