Në covid-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 79 pacientë

Shkupi

Në covid-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 79 pacientë

Më: 1 prill 2021 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 79 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me coronavirus.

Gjithsej 675 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet.

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit në klinikat interne ka pasur 33 pranime. Në covid Qendrën në spitalin “8 shtatori” ka pasur 18 pranime të pacientëve, 14 pacientë është pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive, në Kozle 1 pacient dhe 2 pacientë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 62 pacientë, ndërsa momentalisht në spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 140 të sëmurë, në Klinikën për Sëmundje Infektive 151 pacientë, në Kozle 40, në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve 8 pacientë, dhe në KAG 11.

Gjithsej 675 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.

Numri i pranimeve në 24 orët e fundit është i qëndrueshëm dhe në sot në mëngjes deri në orën 8 ka 100 shtretër të lirë, ndërsa pritet gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim të oksigjenit dhe mund të pranojnë pacientë të cilët kanë mbështetje për mbështetje oksigjeni, qëndron në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat