Në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 42 pacientë të rinj me Kovid-19

Shkupi

Në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 42 pacientë të rinj me Kovid-19

Më: 18 prill 2021 Në ora: 13:39
Ilustrim

Në 24 orët e fundit në kovid qendrat në spitalet e mbarë vendit është paraqitur se trajtohen gjithsej 986 pacientë pozitivë dhe suspektiv me koronavirus, ndërsa në Shkup trajtohen 702 pacientë me kovid.

Numri i tërësishëm i pacientëve pozitivë dhe suspektiv me koronavirusin të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në mbarë vendin është 1688 dhe ka rreth 330 shtretër të lirë spitalor në kovid qendrat, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

“Në Spitalin në Manastir janë shtruar 148 pacientë pozitiv dhe suspektiv me Kovid-19. Në spitalin në Shtip po trajtohen 89 të sëmurë. Në repartet infektive në Tetovë ka 40 pacientë, në Veles trajtohen 86 të sëmurë,  ndërsa në Kumanovë 99 pacientë pozitiv dhe suspektiv me Kovid-19. Në kovid qendrën në Ohër janë shtruar 100 pacientë, në Prilep 114 në kovid qendrën në Gostivar 44, ndërsa në Strugë 20 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë shtruar 95 pacientë, në Koçan 36, në Kërçovë 35, Kavadar 56, ndërsa në Gjevgjeli 24 persona pozitiv dhe suspektiv me virusin korona. Shifrat ndryshojnë nga ora në orë, sipas pranimeve dhe lëshimeve të bëra të pacientëve.

Në 24 orët e fundit në kovid qendrat në Shkup janë shtruar 42 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga virusi korona. Gjithsej 702 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Kovid-19 mjekohen në repartet infektive në kryeqytet, ndërsa një numër i madh i tyre janë në mbështetje të oksigjenit.

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se në 24 orët e fundit në Klinikat interne dhe kirurgjike janë shtruar 11 pacientë. Në kovid qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 10 pacientë të pranuar dhe 7 janë pranuar në Klinikën Infektive gjatë ditës së djeshme. Në Kozle janë shtruar dy pacientë të rinj, ndërsa gjashtë pacientë janë shtruar në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve. në Institutin për Mjekësi fizikale janë shtruar gjashtë pacientë.

Në 24 orët e fundit janë lëshuar 24 pacientë të shëruar.

Për momentin në kovid qendra në Klinikat interne dhe kirurgjike trajtohen 292 pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 140 të sëmurë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje Infektive janë 154 pacientë, ndërsa në Institutin për Sëmundje të Mushkërive të fëmijëve Kozle janë 31 pacientë. Në Klinikën për Sëmundje të fëmijëve janë 11 fëmijë pozitivë me Kovid-19, ndërsa në KGJO 2 paciente pozitive. Në Institutin për mjekësi fizikale dhe rehabilitim janë 62 të sëmurë.

Numri i pranimeve në 24 orët e fundit është stabil dhe në mëngjes deri në orën 8 ka pasur 90 vende të lira, ndërsa pritet gjatë ditës pas lëshimeve të bëra te pacientët e shëruar të lirohen vende plotësuese.

Të gjitha repartet infektive kanë furnizim me oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientët të cilët kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat