Filloi aplikimi për subvencione për biçikleta dhe trotinetë elektrik nga Bashkia e Shkupit

Shkupi

Filloi aplikimi për subvencione për biçikleta dhe trotinetë elektrik nga Bashkia e Shkupit

Më: 19 prill 2021 Në ora: 11:01
Foto Ilustrim

Bashkia e Shkupit sot ka publikuar thirrjet për ndarje të subvencioneve për blerje të biçikletave dhe trotinetëve elektrik për vitin 2021. Aplikimi do të bëhet online.

Qytetarët do të mund të dorëzojnë llogaritë fiskale për blerjen e biçikletave apo trotinetëve elektrik nga fillimi i vitit, më saktësisht nga 1 janari 2021. Mjetet që Bashkia e Shkupit do t’i subvencionojë janë në vlerë prej 50% nga vlera e biçikletës, por jo më tepër se 3000 denarë për person, si dhe 30% nga vlera e trotinetit, por jo më tepër se 7000 denarë për person. Thirrja do të jetë e hapur derisa të harxhohen mjetet.

Të drejtë për aplikim kanë banorët e qytetit të Shkupit, më saktë banorët e komunave Aerodrom, Butel, GaziBabë, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisella Vodë, Çair, Qendër, Saraj dhe Shuto Orizare.

Për subvencione për blerje të biçikletave dhe trotinetëve janë paraparë gjithsej 10 milion denarë, prej të cilave 8,5 milion për biçikleta ndërsa vetëm 1,5 milion denarë për trotinetë elektrik.

Sipas përllogaritjeve, do të ndahen subvencione për rreth 2800 biçikleta dhe për 215 trotinetë elektrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat