Në Shkup u mbajt protesta për lirimin e dhunuesve të dënuar për 27 prillin

Shkupi

Në Shkup u mbajt protesta për lirimin e dhunuesve të dënuar për 27 prillin

Më: 25 prill 2021 Në ora: 18:52
Protesta në Shkup

Gjatë ditës së sotme në rrugët e Shkupi me marsh protestues dhe me moton “Demokraci në Maqedoni dhe liri për mbrojtësit e Kushtetutës” u kërkua lirimi nga burgjet për dhunuesit e para 4 viteve.

Me parolla “Liria për Igor Jug, Çentpon, Peshovin dhe Çavkov” marshi protestues nisi nga Qeveria e Maqedonisë dhe përfundoi para Kuvendit të Maqedonisë, ndërsa i pranishëm ishte edhe Igor Durllovski, i cili nuk u dënua për këto ngjarje.

“Të hiqen dënimet, ndërsa gjyqtarët që kanë dhënë vendime politike duhet të përgjigjen”, tha Durllovski.

Protestën e organizuan disa shoqata maqedonase, familjarët e të dënuarve, ndërsa mbështetje mori gati nga të gjitha partitë opozitare maqedonase, duke përfshirë edhe OBRM-PDUKM-në.

Ndryshe, në ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit, me 211 vite burg morën 16 të akuzuar, ndërsa në shkurt të këtij viti, Gjykata e Apeli i uli dënimet në 188 vite burg për të akuzuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat