Në parkun e Shkupit nuk ekziston coronavirusi

Shkupi

Në parkun e Shkupit nuk ekziston coronavirusi

Më: 25 prill 2021 Në ora: 20:55
Ilustrim

Moti i mirë i çoi bëri që shumë qytetarë nga Shkupi të dalin në parkun e qytetit.

Grupime të shumta, muzikë dhe shumë rrallë mund të vërehej ndonjë me maskë në fytyrë, bëri të duket sikur nuk ka pandemi nga coronavirusi.

Për shkak të mbylljes së kafeneve, vizitorët e parkun blenin pije dhe ushqim në fillim të parkut, ndërsa para automjetit ku shitej ushqimi kishte me dhjetëra persona.

Edhe pse grupimi dënohet, ndërsa mbajtja e maskave është obligative, në Parkun e Shkupit kishte vetëm pak policët të cilët dënonin ata që nuk respektonin masat.

Po ashtu sot në Shkup në protestën e sotme nuk mbaheshin maska dhe nuk respektoheshin masat për parandalimin e coronavirusit.

Ndryshe, deri më 27 prill vlejnë ora policore dhe mbyllja e objekteve hotelerike, ndërsa këtë javë do të vendoset nëse kjo do të vazhdojë ose do të ndërpritet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat