Në Shkup nesër do të kryhet spërkatja kundër mushkonjave

Shkupi

Në Shkup nesër do të kryhet spërkatja kundër mushkonjave

Më: 26 prill 2021 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Në rajonin e qytetit të Shkupit, gjatë ditës së djeshme do të kryhet dezinfektim me aeroplan kundër larvave të mushkonjave, informojnë nga qyteti i Shkupit.

Faza e dytë nga dezinfektimi me aeroplan kundër lavrave të mushkonjave do të kryhet në orët e hershme të mëngjesit, derisa faza e dytë e dezinfektimit në terren do të realizohet gjatë ditës.

“Nëse kushtet e motit nuk lejojnë realizimin e dezinfektimit, e njëjta do të kryhet në të njëjtin termin ditën tjetër, kur kushtet e motit do të jenë të volitshme”, kumtoi qyteti i Shkupit.

Lajmërohen bletarët në kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat