Banorët e Shkupit me shetitore të re

Shkupi

Banorët e Shkupit me shetitore të re

Më: 27 prill 2021 Në ora: 18:59
Banorët e Shkupit me shetitore të re

Rikonstruksioni i kejit “13 Nëntori”, në pjesën nga sheshi i qytetit deri te rruga Stiv Naumov, po zhvillohet me dinamikë të përshpejtuar dhe në fillim të verës banorët e Shkupit do të fitojnë kej të ri për relaksim e kënaqësi.

– Aktivitetet ndërtimore në terren janë intensifikuar. Janë hequr pjesët qendrore dhe të përparme të tarracave të objekteve hotelierike, duke liruar kështu shëtitoren dhe rreshtdrurin e mrekullueshëm qendror, që është një nga vendet më atraktive në qytetin tonë. Në periudhën e kaluar, është punuar në rinovimin e tërë infrastrukturës nëntokësore, dhe aktualisht është duke u punuar në pllakëzimin e kejit dhe pritjet e mia janë që në gjysmën e dytë të qershorit, në fillim të verës, banorët e Shkupit të fitojnë një kej të ri për relaksim dhe kënaqësi – tha Shilegov në seancën e sotme për pyetje të këshilltarëve.

Ky projekt ka vlerën 88.6 milion denarë duke përfshirë TVSH-në, mjetet janë siguruar nga Buxheti i Qytetit të Shkupit. Rikonstruksioni përfshin pllakëzim krejtësisht të ri, shteg për personat me invaliditet, gjelbërim të lartë – rreshtdrurësh, ulëse, smart-ulëse, shporta për mbeturina xhepi, kandelabra, reflektorë për ndriçim dhe shtylla të reja prej betoni dhe elektrik për realizimin e ndalesës për parkim dhe lëvizja përgjatë kejit “13 Nëntori”. Ne kejin e ri do të lirohet më shumë hapësirë për çiklistët dhe këmbësorët duke parandaluar plotësisht mundësinë e parkimit ilegal në këtë sipërfaqe dhe duke kufizuar seriozisht qarkullimin e automjeteve.

Tarracat që do të përdoren nga objektet hotelierike do të unifikohen dhe vendosen në mënyrë që të mundësojë të vie në shprehje rreshti i bukur i dyfishtë i drurëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat