MPB-ja jep detaje për aksidentin ku vdiq 18-vjeçari, ishte nga Shkupi

Shkupi

MPB-ja jep detaje për aksidentin ku vdiq 18-vjeçari, ishte nga Shkupi

Më: 2 maj 2021 Në ora: 12:46
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin që ka ndodhur dje, në rrugën rajonale Dellçevë-Berovë.

18-vjeçari që humbi jetën në aksident, është nga Shkupi dhe ishte shofer i veturë së aksidentuar, “Pezho 306”.

“Më 01.05.2021 në ora 18,43 është denoncuar se në rrugën rajonale Berovë – Dellçevë, vetura “Pezho 306″, me targa të Shkupit, me shofer nga F.A.(18) nga Shkupi, ka dalë nga korsia. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në Qendrën Mjekësore në Shtip”, njoftojnë nga MPB-ja.

Në vendngjarje ekspertizë ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Dellçevë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat