Gjobiten 170 persona në Shkup, 84 për tejkalim të shpejtësisë, 45 gjoba për motoçiklistët

Shkupi

Gjobiten 170 persona në Shkup, 84 për tejkalim të shpejtësisë, 45 gjoba për motoçiklistët

Më: 2 maj 2021 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Ministria e Brendshme dje (01.05) vazhdoi me kontrollet e intensifikuara në komunikacion.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 170 masa, përfshirë 84 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 11 për vozitje pa patentë shoferi, pesë për automjete të paregjistruara.

45 gjoba janë shqiptuar për shkeljet e kryera nga motoçiklistët, tre për përdorimin e telefonit celular, dy për mos përdorimin e rripit të sigurimit dhe tre gjoba për automjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme.

Kontrollet e intensifikuara në komunikacion do të vazhdojnë në ditët në vijim. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në trafik dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat