Pandemia dëmton zejtarët në Çarshi të Shkupit, kërkojnë ndihmë nga shteti

Shkupi

Pandemia dëmton zejtarët në Çarshi të Shkupit, kërkojnë ndihmë nga shteti

Më: 3 maj 2021 Në ora: 20:32
Foto ilustrim

“Kriza me Pandeminë vazhdon të mbajë të zbehta bizneset në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Edhe më shumë pasoja kanë zejtarët të cilët thonë se luftojnë vetëm për të mbijetuar”.

“Tek ne zanatet, prej pandemisë, muajin e dytë të vitit të kaluar, mbi nëntëdhjetë për qind për të mos thënë 95%, është ndaluar puna. Vetëm në e dimë se si e kalojmë muajin. Shumë është problem. Qeveria nuk na ka ndihmuar asgjë po ua them të drejtën. Asnjë lloj ndihmese ne zanatlinjtë nuk kemi. Unë nuk e di a vetëm restorantet e kafenetë janë në këtë Maqedoni?”.

Zejtarët thonë se Qeveria duhet të fillojë t’i lirojë masat, që të paktën të mund të kenë punë gjatë sezonit të verës.

“Sipas situatës epidemiologjike, gradualisht duhet të bëjnë lëshime, sepse paratë të cilat duhet të harxhohen këtu, sidomos ato që i sjellë mërgata, duhet Qeveria ta gjejë mundësinë si ti harxhojnë këtu, e jo ti çojnë në shtetet fqinje.”

Luftë për mbijetesë bëjnë edhe bizneset tjera të cilat veprojnë në Çarshi. Shpresojnë se lejimi i ahengjeve, ardhja e mërgimtarëve dhe turistëve do t’i ndihmojë të mbijetojnë edhe këtë vit.

“Me 70% ka rënë puna, me ata 30% ne e i mbajmë punëtorët, e mbajmë dyqanin, ato që mbesim i marrim vetë. Të na lirojnë, të punojë populli siç duhet, të vijnë turistë, siç kishim turistë përpara ajo na ndihmon… Dasmat më shumë na kanë frenuar, sepse ne të gjithë punën e kemi me dasma, nëse nuk ka dasma nuk ka punë.”

“Ndikimi është shumë i madh, siç e shihni njerëz nuk ka, edhe pse dy javë u bënë nga muaji i shenjtë i Ramazanit, lëvizje nuk ka, as njerëz as biznesi. Ne mendojmë që nja një javë para Bajramit, do të ketë lëvizje sepse njerëzit kanë nevojë të blejnë tesha dhe ushqime të tjera.”

Qeveria nuk ka konfirmuar akoma nëse do të lejojë organizimin e dasmave dhe ahengjeve gjatë verës që vjen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat