Gjobiten 30 shoferë në Shkup për tejkalim shpejtësie

Shkupi

Gjobiten 30 shoferë në Shkup për tejkalim shpejtësie

Më: 5 maj 2021 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me aksionet e përfocuara në fushën e komunikacion.

“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar 118 masa, prej të cilave 30 dënime për tejkalim shpejtësie, 13 për vozitje pa leje, 11 për kundërvajtjet ndaj motoçiklistëve”, thuhet në raportin e policisë.

Ata shtojnë se po ashtu janë shqiptuar pesë dënime për përdorim të telefonit dhe 39 për parkim jo të rregullt.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat