Faturat për ujë nga “Ujësjellësi” i Shkupit, mund ta paguhen edhe me skenim

Shkupi

Faturat për ujë nga “Ujësjellësi” i Shkupit, mund ta paguhen edhe me skenim

Më: 5 maj 2021 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Banorët e Shupit prej sot faturat për ujë mund t’i paguajnë me skenim. Në faturat për muajt prill është vendosur kod i personalizuar, me të cilin, nëpërmjet telefonit shfrytëzuesit direkt mund të lidhen me shërbimin elektronik “instant pagesë”.

Dhe kanë mundësi që shpejtë, lehtë dhe thjeshtë ta realizojnë pagesën pa provizion.

“E rrisim qasshmërinë e shërbimeve për shfrytëzuesit tanë.

Përveç mundësisë për qasje elektronike deri te shërbimet nëpërmjet www.vodovod-shkopje.com.mk dhe aplikacionit celular, një pjesë e shërbimeve të ndërmarrjes të cilat kanë të bëjnë me pagesë të faturave tanimë janë të qasshme edhe nëpërmjet kiosqeve vetëshërbyese për pagesë të vendosura në disa lokacione të qytetit”, thonë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat