Nesër në Shkup shënohet Dita e Evropës

Shkupi

Nesër në Shkup shënohet Dita e Evropës

Më: 7 maj 2021 Në ora: 18:24
Foto ilustrim

Lëvizja Evropiane në RMV që vepron në kuadër të Lëvizjes Evropiane Ndërkombëtare në Bruksel, për të shënuar Ditën e Evropës, 9 majin, organizon marshin tradicional në Vodno nesër 08.05.2021 me fillim në ora 09L00.

Fillimi i marshit është caktuar para Shtëpisë Evropiane (Europe House) me një pjesë festive kur përfaqësues të Lëvizjes Evropiane dhe të Delegacionit të BE-së do të këmbejnë flamurin e Maqedonisë dhe të Evropës.

Ndërsa personave që do të marrin pjesë në marsh si dhe qytetarëve të interesuar do t’u jepen flamuj të vogël të BE-së dhe Maqedonisë.

E rëndësishme për t’u potencuar është se gjatë marshi duhet të respektohen masat dhe protokollet kundër përhapjes së coronavirusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat