Aksident në rrugën Shkup-Shttip, humb jetën një person

Shkupi

Aksident në rrugën Shkup-Shttip, humb jetën një person

Më: 9 maj 2021 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Në një aksident trafiku që ndodhi pasditen e djeshme në magjistralen Shkup-Shtip, afër kryqëzimit në Konjare, ka humbur jetën një person 27 vjeçar nga fshati Elovo, dhe një tjetër u plagos rëndë.

Sipas informacionit nga Ministria e Brendshme, automjeti doli nga rruga, ndërsa S.O. (27) vdiq në vendin e aksidentit, ndërsa S.A. (37) nga fshati Dolno Koliçani pësoi lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.

Në vendin e ngjarjes është për ekspertizë nga policia e SPB-Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat