Organizuan aheng pas mesnate, policia në Shkup arreston 28 persona

Shkupi

Organizuan aheng pas mesnate, policia në Shkup arreston 28 persona

Më: 21 maj 2021 Në ora: 10:58
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në Qendër të Shkupit janë ndaluar 28 persona, pasi të njejtit dyshohet se kanë shkelur rregullat gjatë pandemisë.

“Sot (21.05.2021) në ora 03.00 në rajonin e Qendrës, policët e stacionit policor në Qendër dhe Bit Pazar, kanë privuar nga liria 28 persona, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “mosveprim ndaj protokolleve shëndetësore gjatë epidemisë.

Duke vepruar ndaj denoncimit paraprak, dhe pas marrjes së udhrit nga gjykatësi i procedurës paraprake, është kryer bastisje në shtëpinë në rrugën “Sllavejko Arsov”, te V.Gj., ku janë gjetur 28 persona të pranishëm në aheng familjar”,njoftojnë nga MPB.

Sipas MPB-së, pas dokumentimit të plotë të çështjes, kundër personave në fjalë do të parashtrohet padi për shkelje të nenit 206 nga Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat