Mbyllen të gjithë kovid-qendrat në klinikat interne në Shkup

Shkupi

Mbyllen të gjithë kovid-qendrat në klinikat interne në Shkup

Më: 21 maj 2021 Në ora: 12:56
Ilustrim

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se për shkak të uljes së numri të pacientëve me Covid-19, të gjithë kovid-qendrat në klinikat interne në Shkup do të mbyllen.

Sipas MSh-së pacientët pozitivë me Covid-19 do të pranohen vetëm në Institutin e TBC-së dhe në Klinikën Infektive.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shkup janë pranuar për trajtim spitalor tetë persona me virusin korona. 

Ndërsa gjithsej në institucionet spitalore po trajtohen 142 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat