Gjithsej 173 kundërvajtje në Shkup, 50 prej tyre për tejkalim shpejtësie

Shkupi

Gjithsej 173 kundërvajtje në Shkup, 50 prej tyre për tejkalim shpejtësie

Më: 22 maj 2021 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Minsitria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Vetëm në terrotorin e Shkupit janë shqiptuar 173 masa, prej të cilave 50 janë për tejkalim shpejtësie, ndërsa 10 janë për vozitja pa leje”, sqarojnë nga SPB Shkup.

Ata shtojnë se janë shqiptuar 14 dënime për përdorim të telefonit, 64 për parkim jo të rregullt, tre për kalim në të kuqe dhe gjashtë për mospërdorim të rripit të sigurisë.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat