Ohri i mbushur me turistë vendorë gjatë fundjavës së vazhduar, ka edhe turistë të huaj

Shkupi

Ohri i mbushur me turistë vendorë gjatë fundjavës së vazhduar, ka edhe turistë të huaj

Më: 23 maj 2021 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Fundjava e vazhduar bashkërisht me kohën e mirë bëri që qyteti i Ohrit të mbushet me turistë.

Mysafirë ka gjithkund, nëpër çarshi, në breg të liqenit, kurse kafenetë dhe restorantet janë të mbushura.

Pjesa më e madhe e turistëve janë vendorë, por ka edhe turistë të huaj, ndërsa kapacitetet hotelerike janë mbushur deri në 30%, që është numër i mirë duke pasur parasysh se jemi para sezonit veror.

Ndryshe, Maqedonia si destinacion është e hapur për të gjithë turistët, pa kufizime dhe pa PCR teste. Një nga masat për tërheqje të turistëve janë 50 mijë testet e planifikuara për coronavirus për turistët të cilëve u nevojitet test negativ për kthim në shtëpi.

Për sezonin që vjen, Maqedonia pret të realizojë më shumë se dy milionë akomodime dhe 300 milionë euro qarkullim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat