Në Shkup sanksionohen 173 shoferë, nga të cilët 42 për vozitje të shpejtë

Shkupi

Në Shkup sanksionohen 173 shoferë, nga të cilët 42 për vozitje të shpejtë

Më: 26 maj 2021 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

MPB gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit janë sanksionuar 173 vozitës, ndër të cilët 42 për vozitje më tepër nga shpejtësia e lejuar, 12 për vozitje pa patentë shofer, si dhe 17 vozitës të motoçikletave.

Siç informon MPB, janë shqiptuar edhe tetë sanksione për përdorimin e telefonit celular, pesë për automjete teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.

Si dhe 59 sanksione për automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Nga MPB njoftojnë se vazhdojnë kontrollet e intensifikuara dhe apelojnë qytetarët t’i respektojnë rregullat në trafik, me qëllim ta rrisim sigurinë në trafik dhe bashkërisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat