Pasdite do të bllokohen disa rrugë në Shkup, për shkak të protestave të OBRM-PDUKM-së

Shkupi

Pasdite do të bllokohen disa rrugë në Shkup, për shkak të protestave të OBRM-PDUKM-së

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Për shkak të protestës së paralajmëruar nga OBRM-PDUKM, në disa rrugë të Shkupit do të ketë kufizime në trafikun e automjeteve.

Sot, nesër, dhe të enjten, nga ora 15:00 deri në orën 17:00 do të ketë bllokada në disa rrugë.

Do të bllokohet udhëkryqi ndërmjet bulevardit “Goce Dellçev” dhe “Krste Petkov Misirkov”(afër Q.T. Mavrovasja), udhëkryqi ndërmjet bulevardit “Kliment Ohdriski” dhe rrugës “Kiril dhe Metodi”( Ndërtesa Nova Makedonija) dhe udhëkryqi ndërmjet rrugës “11 Tetori” dhe “Filipi i Dytë i Maqedonisë”(Spitali i Qytetit).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat