Gjobitet me 2 mijë euro, përdori test PCR të falsifikuar në Aeroportin e Shkupit

Shkupi

Gjobitet me 2 mijë euro, përdori test PCR të falsifikuar në Aeroportin e Shkupit

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 16:39
Aeroporti i Shkupit

Prokuroria Publike e Shkupit ka ngritur procedurë kundër një personi nga fshati Senokos i Gostivarit, për veprën penale, falsifikim i dokumentit të udhëtimit.

“Më 17 mars, i akuzuari 36-vjeaçar është përpjekur të lëshojë shtetin nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, duke përdorur certifikatë mjekësore të falsifikuar për test negativ për virusin SARS-CoV-2.

Edhe pse e ka ditur se nuk është testuar dhe se një certifikatë e tillë nuk është thënë në spitalin e potencuar, ai dokumentin e ka përdorur si të vërtetë para shërbimeve aeroportit”, njoftojnë nga Prokuroria.

Prokurori publik deri te Gjykata Penale e Shkupit ka parashtruar propozim për gjobë në lartësi prej 100 gjobave ditore, ku një gjobë kapë vlerën prej 20 eurosh në kundërvlerë denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat