Rrokulliset automjeti i policisë në Shkup

Shkupi

Rrokulliset automjeti i policisë në Shkup

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 13:13
Ilustrim

Tre policë janë lënduar pas rrokullisjes së automjetit si shkak i aksidentit në rrugën “Franklin Roosvelt” në Karposh të Shkupit.

“Më 10.07.2021 në ora 03:37 në Shkup udhëkryqin në rrugën “Franklin Roosvelt” ka ndodhur aksident mes automjetit “Skoda Yeti” në pronësi të MPB-së, e drejtuar nga Kn, dhe automjeti “Mitsubishi Spacestar” e drejtuar nga V.A (41) nga Shkupi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se lëndime kanë marrë edhe polici shofer si dhe dy policët të tjerë të cilët janë dërguar në Kompleksin Klinik “Nëna Tereza”.

Nga MPB njoftojnë se është bërë edhe këqyrja e vendit të ngjarjes nga ekipi i SPB Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat