Gjobiten 254 shoferë, prej tyre 54 vozitje nën ndikimin e alkoolit

Shkupi

Gjobiten 254 shoferë, prej tyre 54 vozitje nën ndikimin e alkoolit

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme janë gjobitur 254 shoferë në Shkup, ndërsa 54 prej gjobave janë për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

Po ashtu janë shqiptuar edhe 47 dënime për tejkalim shpejtësie, 36 për parkim jo të rregullt, 18 dënime për motoçiklistët dhe 24 për vozitje pa leje. Janë shqiptuar edhe gjashtë dënime për përdorim të telefonit, 14 për mosregjistrim të automjeteve, 11 për shoferë fillimtar dhe tetë dënime për mospërdorim të rripit të sigurisë.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat